Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Fundja fëmijët me atë i kam”/ Zbërthehet Xhemi Shehu, si rrallëherë flet për marrëdhënien e saj me bashkëshortin

09:58 / December 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhemi Shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moderatorja Xhemi Shehu ka bërë një rrëfim pa doreza për jetën e saj teksa ka dhënë një intervistë për ‘WHO’. Madje Xhemi i ka surprizuar të gjithë teksa si rrallëherë ka folur edhe për bashkëshortin e saj, Visin, për të cilin shprehet se është tepër i butë me fëmijët.

“Oooo unë jam xhandari i shtëpisë, nuk e dua këtë rolin, por mua ma kanë lënë. Visi është shumë i urtë me fëmijët, nuk para u bërtet dhe mirë bën, se në përgjithësi në çift njëri duhet të jetë më i rreptë se tjetri, njëri duhet të hapë rrugë. Unë nuk hap rrugë, nuk e di pse jam kështu. Bëhem pishman pasi bërtas dhe mundohem që ta korigjoj duke i marrë me të mira.

Nuk jam një mama që llastoj fëmijët, dua që të rriten me këmbë në tokë, dua që të rriten me JO-në, dua që fëmijët e mi t’i fitojnë gjërat vetë, nuk dua që t’ua jap gati, sepse në jetë asgjë nuk të vjen gati. Duhet të impenjohesh për çdo gjë dhe me këtë frymë dua t’i rris, që nesër pasnesër mos të zhgënjehen, sepse unë dhe Visi s’do jemi gjithmonë pranë tyre.

Nuk di të them a jam nënë e mirë apo jo, por po mësoj dhe unë bashkë me ta. Prindërimi është i vështirë dhe nuk është se ka ndonjë formulë ekzakte se si duhet bërë, por eksperienca bën të vetën”, ka treguar Xhemi.

Ndërkohë sa i takon komenteve se fëmijët janë kopja e saj, ajo shprehet se ata kanë vetëm hijen, ndërkohë që në tipare i ngjajnë edhe bashkëshortit.

 “Visi, jo, nuk mërzitet që fëmijët kanë hijen time, të paktën i vogli është ‘copy paste’ si unë, kurse Martini i madhi, jo, ka tiparet e Visit. Vetëm ka hijen time, ka ngjyrat e mia, është bardhosh dhe prandaj njerëzit ngatërrohen dhe mendojnë se më ngjan mua. Por as unë nuk mërzitem që ai i ngjan Visit, se fundja me të e bëra (qesh)”, shprehet Xhemi, e cila në intervistën e dhënë ka lënë të kuptohet se nuk do të kthehet më kurrë në ekran, të paktën që të drejtojë një nga emisionet që janë për momentin në qarkullim.

Xhemi Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.