Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Furgonët dhe kamionët plot me shqiptarë për t’i kaluar në Britani, goditet rrjeti i madh i trafikantëve

23:39 / February 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamioneett1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia britanike ka arrestuar katër persona si pjesë e krimit të organizuar që kalonin ilegalisht qindra shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç, një 22 dhe një 34-vjeçar u vendosën në pranga në zonën Beckenham në juglindje të Londrës. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi të gjatë të rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore për të cilin hetuesit besojnë se drejtuesit e këtij rrjeti përdorin kamionë dhe furgonë të marrë me qira për të kaluar shqiptarët nga Franca veriore drejt Anglisë.

Të arrestuarit janë pjesë e rrjetit që u goditën korrikun e vitit të kaluar. Grupi dyshohet se ka pasur kontakte në të gjithë Evropën; në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni. Emigrantët besohet se i kanë paguar midis 20 mijë dhe 25 mijë paund për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, katër të dyshuarit e fundit u arrestuan më 9 shkurt për kalim të emigrantëve në mënyrë të paligjshme. Pasi u morën në pyetje, të katër të arrestuarit u lanë të lirë me kusht duke u mbajtur nën hetim, thuhet në njoftimin e policisë britanike.

“Kjo është faza e dytë e arrestimeve si pjesë e këtij hetimi. Ne besojmë se kemi ndërprerë ndjeshëm një rrjet të madh të organizuar,  përfshihet kalimi në mënyrë të paligjshme i një numri të madh njerëzish për në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo demonstron vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka që mundemi për të ndaluar bandat kriminale që kërcënojnë sigurinë e kufirit të Britanisë së Madhe dhe i trajtojnë emigrantët si një mall për të përfituar”, u shpreh Richard Harrison, shefi i Agjencisë kundër Krimit të Organizuar në Britaninë e Madhe.

furgonet Shqiptare trafikanteve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.