Diva e muzikës shqiptare Aurela Gacce do të vijë me këngën e radhës në bashkëpunim me Genc Prelvukaj, dhe këtë e bën të ditur të dy me postimet e tyre në Instagram.
Kënga do të ketë titullin Adrenalina, dhe sipas asaj që zbulojnë këngëtaret do të jetë mjaft ritmike.
“Thjeshtë, pastër,bukur…kaq tani për tani❤ # me një artist që e vlerësoj shumë. Mund të them se jam një nga fanset e ish-grupit Etno Engjujt #sot Etnon. Prandaj ftesën Genc Prelvukaj e prita me shumë dashuri”, shkruan Aurela në postimin e saj në “Instagram”.
Ndërkohë Genci i ka komentuar se ishte kënaqësi që të punonte me të: “Kenaqesi e madhe Aurela te punonim bashke. Je nder artistet me te medha qe kane folur shqip ndonjehere. Jam i sigurte qe publikut do ti pelqeje kjo qe vjen te marten”.
“Të martën në 14:00. Furnizohuni me ujë mirë se një zjarr i madh po vjen. Mos thoni që nuk ju thashë. ‘Adrenalinë’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Kujdes! Kjo këngë i thyen xhamat, por nuk patët kujdes me nivelin e zërit”, ka paralajmëruar Genci për bashkëpunimin me Aurelën.