Jennifer Lopez mbërriti në tapetin e kuq të “Oscars 2019” me një fustan- pasqyrë nga Tom Ford. Sigurisht 50- vjeçarja ia doli të tërhiqte sërish vëmendjen me copëzat vezulluese që formonin një mozaik të tërë.
Teksa të gjithë vlerësuan zgjedhjen e bërë, një mendje e mprehtë u kujtua se kjo nuk është hera e parë që në një event të rëndësishëm shfaqet një fustan i tillë. Në Met Gala- n e 2016- s, Kim Kardashian u vesh kështu:
Shkëlqim nga koka te këmbët dhe krijimi i iluzionit të disa copëzave pasqyrë të bëra bashkë. Kështu me të drejtë po qarkullon alibia se meqë dyshja ka marrëdhënie tepër të afërta, s’është çudi që Jennifer të jetë frymëzuar apo të ketë marrë këshilla nga mikja Kardashian.
Kardashian- ët njihen për ftesat e shpeshta që i bëjnë Lopez- it në festat apo darkat e tyre brenda kompleksit luksoz në Calabasas.
Një fustan i kësaj natyre i është parë edhe aktores së Bollywood- it, Kareena Kapoor në “Social Media Summit and Awards 2018” (shihni një herë fotot para se të thoni JO).