Mësohet se edhe Kategoria e Parë do t’i rikthehet kampionatit me datë 7 qershor 2020. Lajmi publikohet në faqen zyrtare të Klubit të Futbollit Korabi. Duke publikuar lajmin e mirë burimet tregojnë edhe detaje nga takimi i drejtuesve të 20 klubeve të futbollit.
Njoftimi i Klubit Korabi:
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ditën e sotme në selinë e re një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.
Kjo iniciative e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të perdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë. Në takim mori pjesë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu.
Gjatë takimit u shpjegua dhe
kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë
kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.
Ky takim erdhi një ditë pasi Federata e Futbollit dhe presidentët e Kategorisë
Superiore ranë dakord që gara e tyre të rifillojë me 3 qershor.