Vitit i mbrapshtë 1997 u ndje shumë në Shqipëri, e ashtu si në të gjitha fushat edhe në futboll la jo pak pasoja të rënda. Kampioati u ndërpre, e më pas nisi me sistem grumbullimi në Elbasan. Mirëpo, u kushtoi shumë disa ekipeve, pasi në një farë mënyre gara u prish…
Por, në një foto që është postuar nga fotoreporteri i mirënjohur, Ferdinand Hazizllari, i cili prej dekadash nuk lë stadium pa vajtur anekënd Shqipërisë, tregon futbollin e Vitit 1997 dhe gjyqtarët që ruheshin me policë. E madje me kallashnikovë, para, gjatë dhe pas ndeshjes, e deri në daljet e qyteteve….
Më poshtë shihni edhe foton, teksa në një ndeshje gjyqtarët shoqërohen nga policë me jelekë anti-plumb si dhe me kallashnikovë në duar që rrethojnë gjyqtarët.