Lojtarët e Manchester City-t festojnë një fitore me 22 modele, kështu hapen titujt e tabloideve, duke shkaktuar “tërmet” në rradhët e qytetarëve.
Pas fitores 6–1 ndaj Aston Villa-s, mësohet se lojtarët porositën një hotel special për të vendosur aty 22 modele të ardhura nga Italia.
Resorti turistik i prenotuar kushtonte 150 paund për një dhomë, ndërsa yjet e Sitit festuan me 22 modele të njohura të Instagramit.
Informacioni nga klubi është që lojtarët i morën leje trajnerit Pep Guardiola për të organizuar festën, ndonëse nuk është e qartë nëse katalanasi ishte në dijeni se të pranishme do të ishin edhe modelet.
Të gjitha vajzat e mbushën instagramin me foto nga hoteli ku ato qëndronin, duke e bërë më të fortë idenë se diçka ka ndodhur në hotelin “The Mere”.