Zhan-Manuel Nedra, 29-vjeçari që luan për Aljo, në divizionin e parë për krahinën e Martinikës, është arrestuar nga autoritetet franceze në aeroportin “Sharl de Gol”, pasi u kap me 100 kilogramë kokainë, sasi të cilën e ishte fshehur brenda valixhes së tij. Futbollisti nuk ishte vetëm, por në shoqërinë e partneres së tij.
Skuadra për të cilën luan Nedra, ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje: “Në momentin e kapjes me drogë Nedra po udhëtonte për zgjedhje të tijën, jo sepse kishte një impenjim me ne. Ne si klub jemi totalisht kundër kësaj ngjarjeje”.
Mesfushori pritet që të përballet tashmë me vendimin e gjykatës.