Ai kishte shfaqur të gjitha shenjat e sëmundjes mbrëmjen e kaluar dhe pas kryerjes së testit, kishte rezultuar i infektuar.
Futbollisti është futur menjëherë në karantinë dhe raportohet se nuk ka shfaqur komplikacione në gjendjen shëndetësore.
Pas lajmit të infektimit të tij, i gjithë ekipi i Chelsea ka përfunduar në karantinë.
Mes këtyre personave do të jetë e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit e tyre.
Ditën e djeshme, një tjetër rast me koronavirus u konfirmua në ekipin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili gjithashtu është stabilizuar.