“Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe personazhet e njohur, të cilët janë kthyer tifozë të konkurrentëve.
Luiz Ejlli është një nga ata që ka fansat më të shumtë dhe kjo shihet edhe nga mesazhet që herë pas herë i dërgojnë në mënyra të ndryshme brenda shtëpisë.
Së fundmi, ka qenë Armando Broja ai që ka surprizuar shkodranin. Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, është sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare që shkruan. Ai mbështet publikisht Luizin bashkë me familjen e tij.
“Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur.