Një operacion është zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Autoritetet kishin mbi 25 urdhër ndalimi për disa efektivë burgjesh dhe zyrtarë të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Po ashtu urdhër-ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.
Është provuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë, janë future objekte të ndaluara. Përmendim: drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra që nuk i përkasin rrethit familjar. Një nga personat që ka përfituar prej tyre kapo i bandës së Vlorës, Gazmend Braka, i njohur për publikun me nofkën “Gaxhai”. Ndërkohë që emrat e të tjerëve deri më tani nuk janë bërë me dije.
Hetimi për këtë operacion nisi që në vitin 2020 dhe po zhvillohet në Vlorë, Peqin e Elbasan.