Drejtoresha e gjimnazit Sami Frashëri në Tiranë është shkarkuar sot nga puna.
Burime nga shkolla thanë se znj. Dobi, një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, lejoi nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lenden e gjermanishtesh.
Në kohën kur toka ende dridhej nga pasgoditjet e termetit 6.4 ballësh, drejtoresha mori guximin të çelë dyert e shkollës, duke rrezikuar jeten e nxënësve, shkruan ABC.
“Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta dhe për pasojë është klasifikuar nga inxhinierët “jashtë funksionit”.