Pastrimi dhe hidratimi i rregullt i lëkurës është një nga gjërat më të rëndësishme. Por, disa rituale të përditshme mund të shkatërrojnë lëkurën tuaj edhe pa qenë në dijeni të saj.
Dushi ka një ndikim të madh në lëkurën tuaj, që nga koha kur kaloni në dush e deri tek mënyra e larjes së trupit tuaj. Prandaj, është e rëndësishme të gjeni rutinën e duhur që i përshtatet lëkurës tuaj.
Gabimi që bëjnë shumica e grave pas dushit, i cili shkatërron lëkurën e tyre, është se presin shumë gjatë për të aplikuar një krem hidratues ose nuk aplikojnë fare. Pas dushit, poret zgjerohen për shkak të avullit dhe nxehtësisë në banjë.
Çelësi është që ta mbani atë ujë në trup duke aplikuar një hidratues brenda tre minutave, tha dermatologia Cynthia Bailey. Pritja më e gjatë se tre minuta për të aplikuar kremin hidratues pas dushit do të shkaktojë humbjen e asaj lagështie në lëkurën tuaj.