Deputeti i PS, Arben Pëllumbi, thotë se PS e ka dhënë vizionin e saj në drejtimin e pushtetit vendor në këtë katërvjeçar që po lëmë pas. I ftuar në “Drejt” ai pranoi se jo të 60 bashkitë e PS kanë performuar si duhet.
“Kemi dhënë vizionin e qeverisjes lokale në 60 bashkitë e vendit si qeveris PS. Jo kudo kemi qenë në të njëjtën lartësi dhe pritshmëri që kemi dashur. Por ne tërësinë e bashkive të vendit kemi treguar se PS ka një vizion të qartë për mënyrën si zhvillohet dhe ecën vendi. Në anën tjetër duke i pasur 60 bashkitë dhe duke i pasur të kufizuara mundësitë për ti ndihmuar të 60-të bashkitë në të njëjtën mënyrë por duke qenë se edhe kandidatët tanë nuk kanë pasur të gjithë të njëjtin ritëm kemi pasur dhe disavantazhin që jo kudo kanë performuar si duhet. Si rezultat i kësaj mbërritëm në trupën që u prezantua për të na përfaqësuar në këto zgjedhje”.
Kundërshtarin politik përballë e konsideroi të dobët por nënvizoi se kjo nuk ka ndikuar në përgatitjen e PS.
“Ne ndeshjen e quajmë të fituar në momentin kur mbyllet me 14 maj kutia e fundit. Ne vazhdojmë të përgatitemi”.