36,3% e votuesve shkodranë zgjedhin kandidatin e mbështetur nga Sali Berisha, Bardh Spahia në krye të bashkisë, në se zgjedhjet e 6 Marsit do të mbaheshin sot. Kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni do të merrte 26,4% dhe kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati do të fitonte 9,9% të votave.
Një në katër votues, ose 27,4% e tyre, janë të pavendosur ose nuk do të dilte në votime nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Barometri i Euronews Albania pyeti qytetarët me të drejtë vote në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe kandidatët për bashkinë e tyre.
