Kandidati i pavarur në Bashkinë e Vlorës, Gjergj Nika fton kandidaten socialiste Brunilda Mersini në debat publik.
“Ftoj kandidaten e Partisë Socialiste, znj. Brunilda Mersini, në një debat publik mbi çështjet që prekin qytetin tonë Bashkinë, zhvillimin, programet dhe vizionin për të ardhmen e Vlorës”, lexohet në postimin e Nikës në Facebook.
“Nëse znj. Mersini nuk pranon, ftoj në debat të gjithë deputetët e qytetit të Vlorës, për të diskutuar hapur mbi punën, përgjegjësitë dhe të ardhmen e bashkisë sonë. Transparenca dhe dialogu janë thelbësore për një Vlorë më të mirë”, shton më tej Gjergj Nika në postimin e tij.
