Garës për të qënë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK) i janë shtuar edhe tre prokurorë ditën e sotme.
Mësohet se për të qënë pjes e SPAK kanë aplikuar prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, Dritan Prençi.
Kujtojmë se në këtë garë me hërët janë futur Doloreza Musabelliu, Eugen Beci, Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.
Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt.