Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gara për kreun e SPAK-ut, kandidati Xholi: Duhen hetime konkrete, në kohë të shpejtë

10:40 / December 16, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1671181855 Screenshot2 e1671182610836
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK-u do të ketë sot emrin e drejtuesit të ri. Seanca në KLP nisi me prezantimin e kandidatëve. I pari që ka nisur prezantimin e kandidaturës së tij, nisur nga rendi alfabetik, është prokurori Adnan Xholi. Ai vlerësoi punën e SPAK-ut, dhe tha se ka ardhur koha për hapa të mëtejshme me qëllim forcimin e besimit te Prokuroria e Posacme, ndaj për këtë theksoi ai, do të nevojiten hetime konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“E kam plotësuar deklaratën nuk jam në kushtet e konfliktit të interesit me asnjë prej anëtarëve të KLP. Kam shprehur vullnet për drejtimine SPAK, plotësoj kriteret e përcaktuara me bindjes se kam aftësitë e duhura. Kjo prokurori është bërë efektive dhe është tashmë e konsoliduar falë punës tuaj dhe ndihmesës së partnerëve. Është trupa më profesionale në Republikë, krahas rezultateve SPAK në këto tre vite, mendoj se ka ardhur momenti që trupa të vijojë me hapa të mëtejshëm, në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar për të forcuar më tej besimin e publikut te SPAK. Do duhen hetime konkrete, në kohë të shpejtë bazuar vetëm në prova.

Vi këtu si kandidati që kam mbi 24 vite eksperiencë pa shkëputje. Karriera ime ka patur një rritje të vazhdueshme. Paketa ligjore solli risi decentralizimin e organit të akuzës, pavarësi, port hemi me bindje se pavarësia nuk është privilegj por përgjegjësi e shtuar. Nëse zgjidhem, qënia drejtues nuk të heq titullin e prokurorit, ndaj do duhet që edhe vetë drejtuesi do mbajë përgjegjësitë e tij. Drejtuesi do duhet të marrë përgjegjësitë duke vënë në eficensë mekanizmat e duhur, për cështje të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Krahas grupeve të përbashkëta, përfshirja në grupet e hetimit, do duhet të marrë përsipër përgjegjësinë. Në cështje sensitive është detyrë e drejtuesit të marrë përgjegjësi. Do mbështe këdo që bazohet në ligj e kushtetutë, do të vë në dispozicion eksperiencën time në ndjekjen dhe hetimin e cështjeve sensitive.

Për 8 muaj kam qenë drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prokuror e drejtues së hetimit në cështjen ku ishin të akuzuar dy deputetë të republikës. Po ashtu kam hetuar ministra e ish ministra. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale pas 97 në Shqipëri. Vëmendja e publikut ka qenë e lartë. Prokuroria u kthye si Big Brother, kamerat ishin cdo ditë atje. Të jesh drejtues s’do të thotë të jesh menaxher i mirë. Jam munduar të jap kontributin tim në cdo lloj sektori”.

Adnan Xholi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.