Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi bën të ditur se gara për Prokuror të Përgjithshëm do të hapet më 19 mars.
Ndërsa për SPAK-un ai tha se deri tani kanë aplikuar 11 kandidatë, teksa kanë mbetur dhe shtatë ditë afat. Në qershor është shprehur ai do të jenë gati SPAK dhe PP, por kritikoi qeverinë si përgjegjëse për mungesë të zyrave.
SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të Hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.
