Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjon Memçaj dhe avokati Lulzim Alushaj janë kandidaturat e radhës për prokuror të përgjithshëm, ndërkohë që gara për regjistrimin është e hapur deri në mes të majit.
Memçaj dhe Alushaj janë kandidaturat e radhës për këtë post, pas atij të Olsian Çelaj një javë më parë.
VETINGU I MEMÇAJ
Memçaj kaloi me sukses vetingun rreth një vit më parë, dhe ishte e para nga radhët e prokurorëve që iu nënshtrua procesit. Hetimi ndaj prokurores ishte në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale duke i kaluar me sukses. Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare. Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.
Kush është Olsian Çelaj?
Çela është prokurori që ka hetuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend. Disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.