Bashkia e Shkodrës që drejtohet nga të djathtët nëse do të votohej sot sipas sondazhit nga institutit “GPF Inspiring Research” mund të fitohet nga e majta. Konkretisht 40% deri në 44% të të anketuarve kanë pohuar se do votojnë Partinë Socialiste, 38% deri në 42% të të anketuarve kanë pohuar se do votojnë Partinë Demokratike, LSI merr 7% deri në 9% të votave, PDIU dhe PR marrin nga 1% të votave, ndërsa partitë e tjera mes të cilat PSD e Tom Doshit marrin 8% deri në 10 % të votave. Janë pikërisht votat e kësaj force politike që mund të japin socialistëve drejtimin e Bashkisë Shkodrës. 7.5% të të anketuarve janë shprehur të pavendosur për votën.
Në Berat ku aktualisht kryetar është Petrit Sinaj, 56% deri në 60 % e votuesve janë shprehur se votojnë PS, 18 % deri në 22% votojnë PD, 14% deri në 18 % votojnë LSI, 2 % deri në 4 % votojnë PDIU, 0 deri në 2 % PR, partitë e tjera kanë marrë 1 deri në 3 % të votave, ndërsa 39. 6 % janë shprehur të pavendosur se për kë do votojnë.