Më 11 maj shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit. Në qarkun e Fierit janë 353.185 votues me banim në këtë qark dhe 32.466 për të votuar nga diaspora. Qarku i Fierit përfshin 6 bashki dhe zgjedh 16 deputetë në Parlamentin shqiptar.
Prefekti i qarkut të Fierit shprehet se kemi rritje të numrit të votuesve dhe se parashikon një proces zgjedhor të qetë siç i takon qarkut të Fierit.
”Unë mendoj që bashkë me votuesit që janë regjistruar nga Diaspora nuk ka ulje.
Ka interes të jashtëzakonshëm. Për qarkun e Fierit janë regjistruar mbi 32 mijë dhe statistikat tregojnë rritje të votuesve që janë regjistruar.
Popullsia e qarkut të Fierit është ndër më të edukuarat, më punëtore, më të arsimuara dhe nuk i shkon fjala “qark i nxehtë”, qarkut të Fierit”, tha për A2 CNN, Arben Çuko.
