Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gara shpejtësie në Rrugën e Kombit/ Me 191 km/h, 82 leje drejtimi të pezulluara në vetëm një ditë

18:04 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kontroll policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

82 patenta janë pezulluar në vetëm një ditë gjatë monitorimit të qarkullimit në Rrugën e Kombit, me makinën inteligjente dhe me radarin automatik. Gjatë paradites së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 100 km/h në rrugën Milot – Rrubik, si dhe nga 145 km/h deri në 191 km/h, në Rrugën e Kombit.

82 leje drejtimi të pezulluara dhe 156 masa administrative të vendosura, për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, të cilët, krahas qarkullimit me shpejtësi përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, konkretisht:

٠39 drejtues mjetesh, krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar edhe për mosvënie të rripit të sigurimit;

٠54 drejtues mjetesh, krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar edhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe

٠35 drejtues janë evidentuar duke i kryer të treja shkeljet njëkohësisht, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvënie të rripit të sigurimit, si dhe përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative për këta drejtues mjetesh, kanë variuar nga 30.000 lekë të rinj deri në 100.000 lekë të rinj.

leje drejtimi rruga e kombit shpejtesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.