Shkëlzen Gashi ka qenë pjesë e Colorado Rapids këto 3 sezonet e fundit.
Megjithatë klubi ka vendosur që ta largojë sulmuesin shqiptar. Pak ditë më parë Gashi u rikthye duke shënuar gol, megjithëse paraqitjet e tij janë kushtëzuar edhe nga dëmtimet.
Tashmë sulmuesi është pa ekip dhe i duhet të gjejë një skuadër për sezonin e ri, pasi MLS starton ditën e sotme.
“Colorado Rapid njofton se sulmuesi është hequr nga lista e futbollistëve për këtë sezon dhe nuk është më pjesë e skuadër”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Gashi ka humbur terren edhe për sa i përket kombëtares, pasi që pas Europianit në Francë ai nuk ka marrë më një ftesë nga kuqezinjtë.