Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Gati ndëshkimet për mallrat false në tregje

10:22 / August 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1755080205xmarka fake 813
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligji që synon ti japë më shumë mbrojtje bizneseve të huaja dhe shqiptare që kanë të regjistruar markën, e cila u keqpërdoret, hyn në fuqi më datën 16 Gusht.

Ky ligj synon të vendosë fre mbi importuesit dhe tregtarët në Shqipëri që kanë mbushur dyqanet dhe tregjet me mallra “fallco” të cilat mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe me çmime të kripura duke mashtruar konsumatorët.

Këto përpjekje negative përveçse dëmtojnë interesat ekonomike të pronarëve të markave me reputacion në treg, ato dëmtojnë dhe deformojnë gjithashtu tregun dhe interesat e konsumatorëve

Shpesh herë, qytetarët shqiptarë dhe turistë të huaj kanë rënë pre’ e mashtrimeve duke menduar se blejnë një markë, por në fakt blejnë një mall me cilësi të dobët, nga një tregtar që ka dëmtuar të drejtat e pronësisë mbi kompaninë mëmë.

Ligji i ri u jep të drejtë pronarëve të markave që cenohen nga veprime shkelëse të ngrenë padi, të paraqesin prova dhe t’i sigurojnë këto, të kërkojnë marrjen e masave të përkohshme për parandalimin e një shkeljeje, nxjerrjen jashtë qarkullimit, konfiskimin dhe vënien nën kontroll të mallrave që dyshohet se shkelin të drejtat e markave të regjistruara më parë.

Po ashtu, përcakton në mënyrë më të detajuar masat që merren në rast të shkeljeve të të drejtave që rrjedhin nga markat, si ndalimin e mallrave ose shërbimeve që shkelin të drejtat e markës tregtare, heqjen ose bllokimin nga qarkullimi civil të mallrave ose shërbimeve cenuese, deri tek materialet, pajisjet dhe mjetet e përdorura për krijimin ose prodhimin e këtyre mallrave ose shërbimeve cenuese.

Në ligj është trajtuar edhe shpërblimi i dëmeve për pronarëve e markave të mëparshme nga shkeljet dhe përpjekjet e shkelësve që abuzojnë duke përdorur pa autorizim markat e pronarëve të tjerë. Nga ana tjetër parashikohen gjoba të kripura dhe dënime penale për abuzuesit.

Ndërkohë, ndërgjegjësimi për të “siguruar” emrin ndaj çdo imitimi apo vjedhjeje është rritur ndjeshëm edhe tek bizneset shqiptare. Në vitin 2024, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, janë depozituar 1575 aplikime për regjistrim marke.

Një shifër kjo, më e larta të paktën në 4 vitet e fundit dhe me rritje prej 16.8 % krahasuar me një vit më parë.

false ligji marka Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.