Me grupin e kompletuar, Kombëtarja Shqiptare është gati për ndeshjen e rëndësishme përballë Molavisë këtë të premte. Në vend të Arlind Ajetit të dëmtuar është rikthyer Ardian Ismajli dhe në krah të tij do të jetë Gjimshiti, në qendër të mbrojtjes, ndërsa nga krahët janë të përhershmit Hysaj dhe Mitaj.
Edhe mesfusha nuk ka ndryshime me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin ndërsa para tyre qëndron Nedim Bajrami. Në sulm ka patur disa dyshime, kjo për shkak të konkurrencës së madhe që ky repart ka. Por ashtu si ndaj sfidës me çekët, nuk ka surpriza. Në krahun e majtë do të jetë Taulant Seferi, ndërsa në krahun e djathtë Jasir Asani, ndërkohë në majën e sulmit është Sokol Cikalleshi.
Me vetëm një pikë, Kombëtarja Shqiptare do të sigurojë një biletë për në Gjermani ndonëse siç e kanë theksuar disa herë, Shqipëria është në Moldavi me objektivin e vetëm fitore.