Ditët e fundit gazeta e njohur zvicerane “Blick” i ka kushtuar artikull të veçantë festivalit “alba Festival” në të cilin pritet të performojnë yjet e muzikës shqiptare, në mesin e tyre edhe reperi më i suksesshëm në vend Ledri Vula.
Në Zvicër, për herë të parë do të mbahet “alba Festival” dhe do të marrin pjesë mbi 16 këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Ndër ta edhe reperi i njohur, Ledri Vula dhe këngëtaret Kida dhe Dhurata Dora. Më shumë se 25,000 vizitorë priten të mblidhen në Cyrih. “alba Festival” do të zhvillohet në zonën e Hardturm të Cyrihut këtë verë. Festivali do të mbahet nga data 29 deri më 30 Qershor të këtij viti, shkruan gazeta zvicerane “Blick”.
“Ne duam të bëjmë përzierje unike muzikore të Shqipërisë dhe Kosovës në formën e një festival me muzikë live dhe për të sjellë të gjithë vizitorëve kulturë të pasur dhe traditat më afër”, thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i “Festivalit Alba”. “Gjatë dy ditëve priten më shumë se 25.000 adhurues të muzikës nga Zvicra dhe Evropa” përfundoi ai.