Gazetari Aleksandër Furxhi ka deklaruar se lajmet që kanë qarkulluar pasditen e sotme se ai është infektuar me Covid-19 nuk janë të vërteta.
Në një prononcim për mediat, Furxhi tregon se ai është shëndoshë e mirë.
“Nuk janë të vërteta,”– u shpreh ai ndër të tjera.
Pasditen e sotme në disa media qarkulluan lajme se Furxhi, që është njëherazi edhe bashkëshorti i Mirela Kumbaros, ish-ministres së Kulturës, është i infektuar me koronavirus dhe se për këtë arsye kishte mbyllur edhe emisionin. Këto zëra i hodhi poshtë vetë Furxhi.