Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë vrasjen e Ali Ukës. Gazetari Uka ka qënë shok dhome me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë thirrjen në Polici të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçin për vrasjen e gazetarit Ali Uka.
Sipas Berishës, Thaçi dhe Uka kanë qënë shokë dhome, ku gazetari u gjet i masakruar.
“Më 21 dhjetor 1991 PD ka shpallur programin “çështja kombëtare”. Kemi njohur Pavarësinë e Kosovës më 1991. Kam kërkuar që Prishtina të ngrihej në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se ishte e keqja më e madhe. Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Flinte me një gazetar që quhej Ali Uka. Ai është gjetur i masakruar në dhomë. Thaçi është thirrur për Ali Ukën. Nuk e them nëse është i implikuar në vrasjen e tij.”