Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thirrur sërish kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën, për ta marrë në pyetje, lidhur me videon e publikuar, ku shfaqej duke thithur kokainë.
Kujtojmë, se Alla ishte edhe mbrëmjen e kaluar para SPAK, ku për një orë e 20 minuta u mor në pyetje po për videon. Ndërkohë, SPAK ka marrë në dorën videon origjinale, e cila është dorëzuar nga gazetari Artan Hoxha.
Kryebashkiaku Lefter Alla u shfaq në një video, teksa konsumonte kokainë, ndërsa ishte ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, që bëri denoncimin. Në reagimin e tij, kryebashkiaku tha se videoja është montuar nga PD dhe po përdoret për ta shtantazhuar.
/BW