Gazetari Venhar Isufi, i ftuar në një intervistë televizive, tha se po propagandohet që serbët në veri të Kosovës të kërkojnë kthimin e grupit të Radoiçiçit.
Sipas tij një thirrje e ngjashme është bërë edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç, por edhe nga Petar Petkoviç.
“Mund të kryhen sulme të ngjashme në katër komunat veriore. Po shpalosen fotografi të grupit të Radoiçiçit dhe po bëjnë thirrje që ky grup të kthehet e të mbrojë jetesën e qytetarëve serbë në Kosovë.
Një thirrje e ngjashme është bërë edhe nga kabineti i qeverisë së Aleksandër Vuçiç. Kemi parë edhe drejtorin e zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, i cili vazhdimisht po përdor retorika nxitëse ndaj Kosovës, kinse qytetarët e komunitetit serb janë duke u përballur me keqtrajtime në 4 komunat veriore”,-tha gazetari.