Ish-drejtori i RTSH-së, Martin Leka e konsideron akuzën e ngritur nga SPAK ndaj Sali Berishës një ngjarje të rëndësishme.
Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri”, gazetari tha se ish-kryeministri duhet të hetohet edhe për 21 janarin dhe për çështjen “Gërdeci”.
“Është ngjarja më e rëndësishme aktuale politike dhe jo vetëm, pasi për herë të parë në 30 e ca vjet ish-zyrtari me i lartë, që ka qenë president, kryeministër, deputet që prej 30 vitesh akuzohet për një akuzë konkrete dhe ndaj tij merret një masë përkufizimin e lëvizjes. Duhet të kemi parasysh se Sali Berisha më herët është akuzuar edhe për të tjera afera. Janë të njohura ngjarjet e 21 janarit, por akuzohet për një vepër më banale, sesa këto në krahasim me 21 janarin apo Gërdecin, ku kishte humbje jetësh njerëzore. Drejtësia e vonuar është e mohuar, por mund të themi pa frikë se kjo drejtësi e mohuar është gati të bëhet realitet. Është thyer miti i pandëshkueshme risë në këtë vend. Kjo i vë vulën përfundimisht mitit të pandëshkueshmerisë në Shqipëri. Berisha është vetëm një prej këtyre ish-udhëheqësve apo ish-drejtuesve të lartë të akuzuar. Mendoj se SPAK duhet t’u shkoj deri në fund këtyre ngjarjeve në mënyrë që të rrisë efikasitetin e Reformës në Drejtësi dhe besueshmërinë tek publiku shqiptar që më në fund diçka po ndryshon në Shqipëri. Cikli politik i Sali Berishës ka përfunduar, e gjitha ça bën tani është të ketë një mbrojtje sa më shumë politike. E ka ndjekur karma e vet, fiks para 30 vitesh ka arrestuar Fatos Nanon me një akuzë të pabazë dhe që u provua. Ishte një akuzë qartazi politike. Nuk mendoj se akuza ndaj Berishës është politike. Është në një ditë shumë të keqe, kur akuzon kryeministrin e merret me gruan tij. Ka kohë të jetë dinjitoz dhe të provojë se nuk është ai ndaj këtyre aferave. Por unë nuk mendoj se janë kaq amatore hetimet. Ka plot çështje të depozituara në SPAK, hetimet për rastin në fjalë ka 3 vite që janë filluar dhe masat janë finalizuar pas 3 vitesh”, u shpreh Leka.