Gazetari Flavio Qarri ka bërë një analogji me situatën momentale në ekranet shqiptare ku banaliteti, mungesa etikës, papërgjegjshmëria ndaj gjuhës dhe komunikimit televiziv është bërë shqetësuese. Ndonse shumë pak njerëz vendosin të reagojnë për këtë gjë, Flavio është ndër ata. Në një postim në Instagram, ai shkruan:
“Stasera pago io” është varieteja më e suksesshme në historinë e tv italian. Rai mundi Mediaset në kulmin e fuqisë së kësaj të fundit bashkë me Berlusconin kryeministër. Fiorelo i vetëm shkatërroi konkurencën me imitime të paimitueshme, muzikë cilësore, humor i lehtë i monologjeve të stand up.
Në atë kohë Mediaset bënte shumë bujë me guximin ndaj zhveshjes, provokimeve, seksit, reality show etj. E megjithatë Fiorelo, i përshtatshëm për të gjithë familjen e i këndshëm për këdo fitoi. Fitoi pas peripecive personale. Fitoi kur kritikët thonin që morali i shoqërisë italiane ishte menderosur dhe të gjithë donin bythë e cica e lot e dashuriçkat që ofronte mediaset. Momenti më i suksesshëm? Gjatë një interviste me Monica Bellucci ai sfidon publikun, regjinë dhe këdo që kulmin e audiencës do ta kishte portreti i saj. Për 1 min e 30 sekonda e gjithë italia pa vetëm portretin e saj me në sfond Fiorellon dhe Eros Ramazzottin më pas teksa i kushtonin “piu bella cosa”. Për një minutë e gjysëm italia mbeti pa frymë se si një shikim pak muzikë në sfond mund të ishte eros, art, zbavitje, kënaqësi, provokim, avangard e klasike, sensuale dhe etike.
Ka një mënyrë për ta trajtuar femrën në ekran, ka një mënyrë për të bërë spektakël e televizion. Ka një mënyrë për të bërë audiencë. Thjesht nuk kemi më bythë dhe Berlusconi ynë i majtë ka qejf cirkun dhe ku*vat. Publiku do jetë gjithmonë aty ku ka cilësi! Publiku e dallon punën, origjinalitetin. Problemi është që televizionet kombëtare nuk e mbajnë mend ça shkruan te liçenca. 4 tv janë sot kombëtare dhe asnjëra nuk përputhet me lartësinë e detyrës!”
