Abdurahim Ashiku, gazetari i njohur dibranë që u dhunua keq nga Policia dhe militantët e PD-së, në vitet e para të demokracisë, pyet për jetën dhe shëndetin e kolegut të tij, Bardhok Lala. Pasi përshkruan cilësitë dhe kontributin e tij pyet: E dini ku është ?
Ashiku shkruan: “Personi në mes është dëshmitari i drejtpërdrejtë i dhunës së paskrupullt që shpërtheu mbi të, thjesht sepse ai e donte fjalën e lirë dhe ngriti publikisht zërin për vjedhjen më monstruoze të votave, votave të 26 majit 1996, votat më të përgjakura në historinë e Shqipërisë. Ai ishte një gazetar i madh i viteve të demokracisë. Nuk e di ku ndodhet sot. Nga Athina, ku është fiksuar edhe kjo fotografi, iku në Gjermani…E dini kush është” ?
Gazetari tjetër Roland Qafoku i përgjigjet Ashikut: “Bardhok Lala, gazetar i gazetes Dita, i dhunuar shtazersisht nga SHIK. Eshte nje hero i medias shqiptare pas vitit 1990. Nderim dhe respekt per Bardhokun”!
Gazetari aktualisht banon në qytetin e Lezhës dhe gëzon mbështetjen e kolegëve të tij dhe sidomos të qytetarëve.