Janë ndezur temperaturat në pjesën e dytë të emisionit Open në Top-Channel.
Protagonist ka qenë gazetari Ervis Iljazaj dhe deputeti Ralf Gjoni, të cilin Iljazaj e quajti deputet laboratorik.
Gjoni ka replikuar me Abazajn duke i thënë se laboratori do shkencë. Por kaq ka mjaftuar që analisti të shpërthejë ndaj deputetit të ri duke mos i kursyer fjalët në adresë të tij
“Je turp i madh i shoqërisë, je nje idiot politik, si nuk të vjen turp që del në ekran”, i tha gazetari Iljazaj deputetit Ralf Gjoni.