Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetari: Leli ishte një piktor i lindur, një biznemen i talentuar, një shok dhe mik i veçantë

20:59 / October 13, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çlirim Hoxha / Gazetar

Mëngjesi i ditës së diel të 13 tetorit ka qenë i hidhur për familjen Leli, për miqtë dhe shokët, për mbarë Vlorën dhe Labërinë. U nda nga jeta në moshën 53 vjeçare Eduard Leli, një nga pionierët e biznesit në qytetin e Vlorës, por njëkohësisht president i televizionit One tv.

Eduard Leli lindi në qytetin e Vlorës në shtator 1966 nga një familje atdhetarësh dhe patriotësh me origjinë nga Kuçi i Kurveleshit. Qysh në fëmijërinë e tij tregoi se ishte një djalë i shkathët, që dinte të bënte shumë shok dhe miq, por me plotë humor dhe i buzëqeshur ngaherë.

Eduard Leli ishte djali i madh i Halil Lelit dhe i Kimetes dhe kishte pas vetes vëllanë e tij Dritan Lelin dhe motrën. Mbarojë shkollimin e cikleve 8 vjeçar në Vlorë dhe në ishullin e Sazanit ku familja e tij u vendos për disa vjet për shkak të detyrës së lartë ushtarake të të atit.

Eduard Leli ishte një piktor i lindur, por rrugët nuk ia mundësuan shpërfaqjen e tij të mëtejshme. Punoi në shumë ndërmarrje të Vlorës para viteve ’90, duke ndjekur edhe shkollën e mesme industrial, por pas viteve ’90 iu dha mundësia të tregonte talentin e tij në biznes, ku ngriti, drejtoi dhe menaxhoi një fabrikë mobilesh me sukses të plotë.

Eduard Leli ishte një nga pionierët e industrisë së mobilieve jo vetëm në Vlorë, por në mbarë vendin.

Por pasionet dhe talenti i tij nuk kishin kufij. Ed Leli do të vihej shumë shpejtë edhe në krye të një nga televizionet e para të qytetit të Vlorës “One tv” si president i tij, duke shpalosur talentin edhe në fushën mediatike në shërbim të informimit dhe argëtimit të komunitetit.

Por jeta ka të papritura që njeriu nuk i mendon dhe nuk i dëshiron. Sëmundja e rëndë e mposhti të pamposhturin Eduard Leli. Askush nuk do ta besonte, por ja që sot në orët e para të mëngjesit mbylli sytë gjiganti Eduard Leli, njeriu i mirë dhe djali i shkathët e Vlorës Ed Leli, biznesmeni i suksesshëm dhe drejtuesi i talentuar mediatik Eduard Leli.

Do na mungosh shumë o njeri i mirë, o shok dhe mik që dije vetëm të punoje dhe qeshje me zemrën tënde të madhe, me humorin tënd të këndshëm dhe befasues.

Nuk do të shohim më në sheshe dhe rrugë, në aktivitete, në stadiume dhe pallate sepse ti fluturove drejtë paqes së përjetshme, drejtë qiejve ku jetojnë perënditë për tu takuar me babanë tënd të shtrenjtë Halil Lelin, për të ndriçuar për së larti familjen tënde, nënën tënde që të qëndroi te koka, vëllanë tënd Dritanin që të donte aq shumë, motrën tënde të vetme mbuluar në zi.

Lamtumirë Eduard Leli. Paqja qoftë me ty dhe kujtimi jot jetoftë në shekuj mes familjarëve, miqve dhe shokëve që të donin dhe respektonin!

biznesmen eduard leli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.