Ashtu si antarja e kabinetit Rama, Elisa Spiropali edhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi shprehet se gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi. Ai shprehet se duhet të respektohen vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre. “Media duhet të ketë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut, gjatë këtyre raportimeve.”, thotë Dervishi.
Postimi i Dervishit:
– Aksidentet dhe fatkeqësitë!
Gazetarët duhet të respektojnë të drejtën e njerëzve për të mbajtur zi dhe duhet t’i raportojnë këto tema duke treguar simpati dhe vetëpërmbajtje.
Në rast aksidentesh dhe fatkeqësish, gazetari duhet të respektojë vuajtjet e viktimave dhe ndjenjat e familjeve të tyre.
Media duhet të tregojë maturi me fotot apo pamjet e katastrofave, aksidenteve apo dhunës, në rast se ato fyejnë ndjenjat e të afërmve. Media duhet të ketë në konsideratë ndjeshmërinë e publikut, gjatë këtyre raportimeve. (nga kodi etikës së gazetarëve)