Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetari: Në polici janë rikthyer në poste drejtuese persona të lidhur me grupe kriminale

19:46 / April 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
C4B8EF48 C995 4497 B412 2428ED43EBE5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa komentonte situatën e kriminalitetit në vend, gazetari Spartak Koka u shpreh se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale.

I ftuar në “Kjo Javë”, ai u ndal edhe te radhët e policisë, duke thënë se janë rikthyer në pozicionet e drejtuesve edhe persona që kanë lidhje me grupe kriminale.

“Duhet të ndryshojë sistemi i brendshëm i policisë. Ne shikojmë riaktivizimin e grupit drejtues të Hashashit në vitin 20016. Ishte po kjo qeveri e cila i nxori në dispozicion, dhe në mënyrë të habitshme gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë kthyer në pozicione shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit duke drejtuar sektorë që kanë të bëjnë me luftën kundër narkotikëve dhe aspekte të rëndësishme që duhet t’u garantojnë qytetarëve më shumë rend dhe më shumë siguri.

Rikthimi i këtyre personave që kanë qenë të evidentuar dhe nga SHISH për lidhje me grupe kriminale dhe marrjen e % së përfitimeve nga droga në 2016 dhe rikthimi i tyre në poste drejtuese nuk është një lajm i mirë në Policinë e Shtetit. Sigurisht këtu nuk ka justifikim për askënd nga drejtuesit  e policisë. Drejtues me lidhje me grupe kriminale nuk mund t’i shërbejnë komuniteteve në zona të ndryshme sepse sërish ata do të implikohen me grupe kriminale. Pra më e mira e mundshme është të bëhet një Vetting i plotë. Të kuptojmë se cilat janë pasuritë e tyre”, tha ai.

Gazetar spartak koka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.