Duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale, gazetari Spartak Koka ngre alarmin për mungesën e punës parandaluese nga policia. Koka thotë se mungesa e punës parandaluese vjen si pasojë e shkatërrimit të rrjetit të informatorëve të Policisë së Shtetit.
”Janë zbuluar, ka shumë raste që informatorët janë zbuluar dhe janë kërcënuar nga krimi i organizuar, çka tregon se brenda strukturave të policisë ka drejtpërdrejt implikim të segmenteve të caktuara që bashkëpunojnë me krimin e organizuar.
Ky është një lajm jo i mirë dhe një lajm i cili nuk i nxit qytetarët për të raportuar dhe për të informuar dhe për t’u dhënë policisë informacion të dorës së parë që do shërbente për parandalimin e këtyre ngjarjeve.
Ose për kapjen e autorëve pas ngjarjeve siç mund të jetë rasti i fundit i z.Nikulaj që në rast se nuk do kenë bërë ndonjë gabim ata, një informacion cilësor rreth autorëve do duhet të ndihmonte strukturat e policisë”.