Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.
Gazetari Artan Hoxha tha se përveç politikanëve, ka edhe gazetarë të cilët Amerika iu ka kthyer vizën.
“Ka pasur raste të gazetarëve që iu është ndërprerë viza amerikane. Pra kanë qenë të pajisur me vizë, i kanë thirrur në ambasadë, u kanë kërkuar pasaportën ia kanë nxjerrë të pavlefshme dhe ia kanë kthyer mbrapsht. Kjo gjë ka ndodhur dhe për kolegët tanë. Por besoj që pesha e tyre nuk është aq e madhe sa e politikanëve”, u shpreh Hoxha në Dritare TV.