Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është përplasur me analistin Dritan Hila ndërsa është diskutuar për vulën dhe regjistrimin e kësaj partie në zgjedhje.
Të ftuar në emisionin “Now”, Hila tha se i gjithë problemi qëndron brenda PD-së duke kundërshtuar fjalën e Topallit e cila theksoi se shteti nuk funksion në asnjë drejtim
Topalli: Kjo është pjesa qesharake e një shteti të shpartalluar në të gjitha drejtimet.
Hila: Më e shpartalluar është PD, ju jeni rrumpallë. Luli nuk vë numër protokolli. Problemi është brenda fushës suaj, nuk kemi arritur akoma te shteti.
Topalli: Ju jeni gazetar dhe keni të gjithë të drejtën e Zotit për të ironizuar me situatën, por kjo është çështje institucionesh, është vendim i Gjykatës, është çështje shteti. Një akt për t’u regjistruar në KQZ dhe KQZ është institucion shtetëror. Prandaj flas për një absurd.