Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetari Spartak Koka: Pas vrasjeve Dan Hutra u ul në lokal dhe bleu 2 paketa cigare, ujë pa gaz dhe kruasant

22:47 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spartak koka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar të tjera detaje rreth Dan Hutrës, 40-vjeçarit që vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera paraditen e së mërkurës. Në studion e emisionit ‘Opinion’, Spartak Koka deklaroi se pas vrasjeve dhe plagosjeve, Dan Hutra kishte shkuar në një lokal në zonën e landfillit të Sharrës.

Aty u ul në një lokal dhe porositi ujë pa gaz, kruasant me çokollatë dhe 2 paketa cigare. Dan Hutra u identifikua nga dy persona të zonës së Sharrës, të cilët më pas njoftuan policinë.

Spartak Koka: Kanë qenë 2 çuna xhaje me njëri-tjetrin kur konstatuan Dan Hutrën, e njihnin si personazh, e kishin parë dhe foton e tij të publikuar në media dhe tek njëri prej lokaleve përballë landfillit të Sharrës, Dan Hutra i cili kishte parkuar automjetin rreth 1.5 km larg, kishte zbritur në këmbë i paarmatosur dhe ishte futur brenda lokalit dhe bleu 2 paketa “Uinston”, dy molto çokollate dhe një ujë pa gaz. Në këtë moment ata e kanë identifikuar jo vetëm nga fotografia, por njëri prej tyre e ka identifikuar edhe për faktin sepse ai ka qenë banor i zonës së Sharrës para shumë vitesh.

Dan Hutra u arrestua më pas nga policia pikërisht në landfillin e Sharrës pa bërë rezistencë.

Dan Hutra spartak koka vrasjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.