Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetari zbardh dinamikën e masakrës së Klosit: 17-vjeçari ishte i gjallë, por Fiqiri Mjeshtri u kthye për herë të dytë dhe e la të vdekur

21:30 / October 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë me tre viktima dhe dy të plagosur që ndodhi në Klos.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se vrasësi, Fiqiri Mjeshtri, ishte kthyer nga Anglia posaçërisht për të “zgjidhur” problemin e vajzës së tij dhe përfundoi duke vrarë dy persona, duke plagosur dy të tjerë dhe më pas duke vrarë edhe veten. 

Hoxha tha se Mjeshtri fillimisht e kishte plagosur 17 vjeçarin Kenado Shira, por më pas është rikthyer duke e qëlluar sërish dhe duke e vrarë. 

“Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale. Kanë qenë pjesëtarët e tre familjeve që janë takuar për tu sqaruar. Vajzës i ishte bërë shantazh dhe kërcënohej se fotot do ti nxirrnin në rrjete sociale. Babai i vajzës ka dashur ti vrasë të gjithë, por aq plumba ka patur në armë.

Me shtatë predha ka lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Madje, djali 17 vjeçar, ka qenë gjallë dhe e ka goditur për herë të dytë. Ai është rikthyer dhe e ka vrarë.

Problemi i kësaj ngjarje është kjo. Qarku që ka numrin më të madh të krimeve të denoncuara, ishte Gjirokastra. E beson ti këtë? Sepse në Gjirokastër denoncojnë edhe vjedhjen e pulave. Ndërsa qarku me numrin më të vogël është Dibra. Pse? Sepse në Dibër i zgjidhin me pleqësi.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në qarkun e Dibrës. Në rastin konkret, ky konflikt i familjeve, nuk është adresuar të zgjidhet me policinë por kanë tentuar ta zgjidhin vetë.

Babai i vajzës ka gjetur këtë “zgjidhje”. Më pas ka zgjedhur ti japë fund edhe jetës së tij”, deklaroi Hoxha. 

Artan Hoxha Dinamika Klosit masakres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.