Gazetari Flamur Vezaj ka dhënë detaje të forta lidhur me arrestimin e Eldi Dizdarit i arrestuar pak ditë më parë në Dubai.
Vezaj tha se ai po investonte në disa ndërtime në Tiranë, Dhërmi dhe Himarë.
“Në Shqipëri këta persona janë të lidhur me biznese ndërtimi. Kanë qenë të lidhura me kompanitë e lojërave të fatit. Eldi Dizdari ka 2 karburante në Rrugën e Kombit. Këta persona kanë vendosur shumë marramendëse”, tha Vezaj.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se në çfarë vlerash llogariten të ardhurat e këtyre trafikantëve, Vezaj tha:
“Ortaku i Eldi Dizdarit, një personazh nga Lushnja është një person që ka më shumë lekë cash se të gjitha grupet kriminale në Shqipëri. Llogaritet rreth 150 milionë euro. Edhe rasti i Toyota Yaris në Shqipëri dyshohej që ishte i këtij personi nga Lushnja. Të gjithë këta persona funksionojnë përmes agjencive. Lekët cash i lenë garant në agjencinë konkrete dhe tërhiqen në agjencinë në vendin tjetër”.