Kryeministri Edi Rama është pyetur nga media si do ndalojë punësimet partiake pas mbledhjes në selinë e PS-së.
Në mbledhjen e shkuar të Kryesisë ai solli Paulin Stërkaj si të deleguar në Tiranë.
I pyetur nëse kjo ka lidhje me debatin që është bërë në Shkodër për punësimet që ka marrë partia e Tom Doshit, Rama dha këtë përgjigje.
“Këto janë të sforcuara të gjitha, nuk hyjnë fare në arsyet pse ne organizohemi apo riorganizohemi. Janë shumë të sforcuara këto teza”, tha Rama.