Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gazetarja i kërkoi intervistë, politikani nuk pranon të rrijë vetëm me të: “I jam betuar sime shoqeje”

21:33 / July 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Foster 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një situatë e pazakontë me kandidatin republikan për guvernator në Mississipi, Robert Foster, e zuri të papërgatitur gazetaren Larrison Campbell.

Pasi i kërkoi të realizonte një reportazh me të duke e ndjekur në një ditë të fushatës, përgjigja që mori ishte e papritur: Intervista nuk ndodhte nëse ajo nuk merrte edhe një burrë me vete, sepse politikani nuk donte të kalonte kohë vetëm me një grua tjetër veç gruas së vet.

“Nuk doja të përfundoja në një situatë ku unë dhe zonja Campbell të ishim vetëm për një kohë të gjatë, përgjatë ditës 15- 16 orëshe”, u shpreh Foster për “CNN”.

I pyetur nëse mori këtë vendim pasi ka frikë se tundohet, ai u shpreh: “Unë kam besim të plotë tek vetja. Por nuk kam besim të perceptimi që krijon bota për një njeri kur shikon diçka dhe kur nuk bëhen pyetjet. Askush nuk kërkon të vërtetën.”

Në studion e “CNN” ishte reporterja, e cila iu përgjigj kështu kandidatit republikan, i cili po fliste në telefon: “Përse duhet të jetë e gabuar vetëm kur bëhet fjalë për një gazetare grua? Përse nuk perceptohet e zëmë, një lidhje homoseksuale, nëse je me një gazetar burrë? Apo e ke fjalën që një grua është pikë së pari një objekt seksual, pastaj një reportere?”

Argumenti i Robert Foster ishte se ai është një burrë i martuar përpara Zotit, në kishë, dhe sipas betimeve të martesës, nuk mund të qëndrojë në një dhomë me dikë të seksit të kundërt.

“Më vjen keq nëse kjo të lëndoi, por unë zgjedh të mbaj betimet që i kam bërë time shoqeje përpara çdo njeriu tjetër. Nuk do ta vendos kurrë veten në një situatë me çfarëdo femre për të cilën mund të më akuzojnë dhe ku të mos ketë një dëshmitar që të tregojë të kundërtën.”

betuar gazetarja Gruas interviste Politikani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.