Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka komentuar ekzekutimin e avokatit të Emiljano Shullazit, Ravik Gurrës.
Sipas Lalës përpara një viti e gjysmë avokati Gurra i ka shprehur një shqetësim një zyrtari të lartë të policisë.
Lala gjithashtu pohoi se avokati ka dhe një celular, ku sipas saj ka shkruar të gjitha kërcënimet.
“Avokati para një vitit e gjysmë ka shprehur një shqetësim pranë një zyrtari të lartë të policisë së Elbasanit, por e ka lënë në kuadrin miqësor. Ata që kanë patur informacion, më kanë thënë se avokati ka dhënë detaje të sakta për ata që e kërcënonin. Ka pretendime që një pjesë të atyre kërcënimeve që konstatonte i ka renditur në një celular që nuk dihet se në duart e kujt është”, tha Lala.