Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gazetarja zbulon dinamikën e rrëmbimit të 28-vjeçares: Bashkëjetuesi e shponte me thikë

21:50 / April 18, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” ka zbuluar dinamikën e historisë së rrëmbimit të një vajze 28-vjeçare nga bashkëjetuesi i saj për një javë në kryeqytet.

Lala zbuloi se çifti ishte njohur në Gjermani, ku e reja jetonte dhe punonte me familjen e saj ndërsa shtoi se bashkëjetuesi i saj, Gleard Gusholli, ishte pacient në spitalin ku ajo punonte si infermiere dhe më pas të dy krijuan një lidhje intime.

Ai filloi dhunën ndaj saj gjatë bashkëjetesës në Gjermani dhe çifti u nda, deri në momentin kur u bashkuan sërish në Shqipëri ku 28-vjeçarja kërkonte t’i jepte Gushollit një shans të dytë. Sipas Lalës aty nisën sërish bashkëjetesën, kur vetëm pas një jave ai nisi të shfaqte shenja të theksuara xhelozie dhe më pas e mbylli të renë brenda shtëpisë duke e dhunuar barbarisht.

Ajo zbuloi se Gusholli kishte tentuar ta mbyste atë në mënyra makabre, si edhe e ka droguar duke e detyruar të konsumojë kokainë. E reja ka tentuar të largohet edhe duke u hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku po mbahej peng, por është ndaluar nga Gusholli i cili e ka plagosur me thikë në disa pjesë të trupit.

Gazetarja tregoi se 28-vjeçarja arriti të shpëtojë për shkak se bërtiti gjatë një telefonate që bashkëjetuesi i saj po bënte me kushërirën e tij, gjë që solli edhe ndërhyrjen e disa të afërmve më pas.

“Sipas policisë ishim para heqjes së lirisë së nja vajze të pafajshme. Ajo më ka rrëfyer gjithë historinë e saj. Ajo ishte e terrorizuar dhe në presion. Dridhej e tëra, nuk e hiqte cigaren nga goja. Në mënyrën si e rrëfeu historinë, vajza pretendon që është lindur dhe rritur në Gjermani. Ajo punonte si infermiere në një spital në Gjermani. Kishte shkuar një pacient shqiptar që nuk dinte gjuhën. Në këtë mënyrë u njoh me Gleard Gushollin dhe krijuan një lidhje intime. Ai ra në burg në Austri për 10 muaj dhe ajo e priti. Në Gjermani filloi dhuna deri sa prindërit e saj u detyruan ta largonin nga vajza. Familja e ka ndihmuar edhe financiarisht, i paguan edhe abonimin e palestrës. Pasi u ndanë, e telefonoi një numër shqiptar dhe ajo kërkoi t’i jepte një shans të dytë.

Ajo erdhi në Shqipëri në ditën e Shën Valentinit dhe ka nisur bashkëjetesën me të. Java e parë ka qenë normale. Më pas Gusholli filloi të shfaqte shenja xhelozie të theksuara. Në ato ditë, 28-vjeçarja tregoi se ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i banesës, e ka droguar. Ka tentuar të vrasë veten me medikamente. Kishte përdorur thikën duke e shpuar në pjesë të ndryshme të trupit. I kishte futur dorën në gojë për ta mbytur dhe e fut në dush për ta mbytur. Ai i tha se duhet të vuante. Ishte në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Për një moment ai telefonoi kushërirën e tij, dhe i kërkoi të merrte informacion për ndalimin e tij nga Gjermania. Në atë moment ajo ka thirrur dhe për disa minuta ajo ka ardhur në banesë dhe e ka ndihmuar. Gusholli ishte aty dhe atë e larguan disa persona të tjerë të afërm. Sa i përket vajzës, në atë moment mbërriti dhe motra e Gushollit. Te ambulanca ajo i tha mjekëve që nuk e njihte vajzën dhe i tha që e kishin gjetur në rrugë atë”, tregoi ajo.

bashkejetuesi klodiana lala rrembimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.