Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazi me Libinë, Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe

10:15 / January 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
giorgia meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania shtetërore e energjisë në Itali, ENI, ka nënshkruar një marrëveshje prej 8 miliardë dollarësh me Korporatën Kombëtare të Naftës së Libisë për të zhvilluar dy fusha libane të gazit në det të hapur, teksa vendet evropiane kërkojnë të shkurtojnë varësinë e tyre nga energjia ruse. ENI do të ndihmojë në zhvillimin e tyre, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në vitin 2026, tha kompania më 28 janar. ENI vlerësoi se fushat mund të prodhojnë rreth 7.5 miliardë metra kub gaz në vit ose më shumë se dy të tretat e sasisë që importoi Italia nga Rusia vitin e kaluar.

Shtetet evropiane kanë nxituar të blejnë gaz natyror nga burime jo-ruse, duke përfshirë Afrikën e Veriut, pas pushtimit të Kievit nga Moska në shkurt të vitit 2022. Italia ka qenë konsumatori i dytë më i madh i gazit rus në Evropë, pas Gjermanisë. Njoftimi i kompanisë ENI erdhi teksa kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, vizitoi Afrikën e Veriut të pasur me energji.

Rusia ka qenë furnizuesja më e madhe e Bashkimit Evropian me gaz natyror, duke mbuluar rreth 40 për qind të nevojave të bllokut më 2021. Këtë fuqi e ka përdorur Kremlini, pas nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt. Përmes uljes së furnizimeve, Rusia ka tentuar të përçajë unitetin e Perëndimit në mbështetjen që i ka ofruar Ukrainës, pas nisjes së luftës.

Eksportet e gazit natyror rus në BE besohet se do të zvogëlohen për gati 60 miliardë metra kub më 2023 në krahasim me 140 miliardë metra kub vitin e kaluar dhe gati 200 miliardë metra kub në nivelet para pandemisë së koronavirusit. Pavarësisht se marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë më të këqijat në dekada, Rusia ende furnizon BE-në me gaz përmes gazsjellësve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe Turqi. Megjithatë, sipas ekspertëve, eksportet mund të zvogëlohen edhe më shumë sesa tani, apo edhe të ndalen tërësisht më 2023, duke detyruar Evropën që të gjurmojë për gaz, në një botë me opsione të limituara.

Marrë nga REL

gaz Giorgia Meloni Italia Libia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.