Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gazmend Bardhi: Jam ende Sekretari i Përgjithshëm, nuk e njoh shkarkimin

22:49 / May 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme për Kuvendin e zhvilluar më 30 Prill, i cili u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Bardhi tha se nuk e njeh shkarkimin e Sali Berishës, por thekson se është ende Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Ai tha se nuk e njeh vendimin e Berishës për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë për kontrollin e PD-së nga Apeli. Të njëjtin qëndrim Bardhi mbajti edhe për shkarkimin e Alibeajt nga Berisha në Kuvendin e 30 prillit, duke theksuar se ai ende ushtron detyrën e kryetarit të komanduar të PD-së.

I pyetur se përse nuk shkon në zyrën e tij në selinë blu, Bardhi tha se ka respektuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, ndonëse nuk është i ligjshëm.

“Nuk e njoh vendimin Kuvendit sa kohë s’ka pasur një kuvend të ligjshëm, për mua s’ka rëndësi asnjë titull, nuk kam hyrë kë politikë për tituj. Kam respektuar vendimin e gjykatës së shkallës parë edhe përse nuk është përfundimtar. Kjo ka bërë që jo vetëm unë por të gjithë kolegët, edhe pse vendimi nuk është final, të respektojmë atë realitet ligjor, sikundër sa kohë nuk ka marrë formë të prerë, vazhdoj të jem Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Alibeaj është drejtues i përkohshëm në përputhje me statutin e PD-së, për shkak të një akti të paparashikuar largimi pa lajmërim i kryetarit. E thotë statuti i partisë”, tha Bardhi.

Bardhi u shpreh se Kuvendi i 30 prillit ishte një proces i njëanshëm që përçau demokratët dhe nuk është në interesin e tyre për bashkim. Prej 6 muajsh Bardhi thotë se Sali Berisha ka marrë peng PD-në për interesat e tij personale.

“Siç u paralajmërua, ai nuk ishte kuvend i PD-së dhe si i tillë nuk mund të ishte bashkues. I organizuar në mënyrë të njëanshëm do çonte në përçarje të PD-së, ndërkohë interesi i demokratëve do ishte që të kishim një kongres pajtimi, bashkimi. Ka nevojë të nisi një proces bashkimi në bazë, për këtë arsye i bëmë thirrje për një reflektim Berisha duhej të tërhiqej nga ideja për të përçarë partinë, për të krijuar kushte për një PD të bashkuar rreth votës së lirë dhe anëtarëve. Ka një pjesë tjetër në këtë rast e kryesuar nga Berisha, nuk i intereson as bashkimi, por kontrolli i PD-së, për të përdorur atë për interesa personale.

Bardhi komentoi edhe dorëheqjen e Luzlim Bashës, duke thënë se ka qenë në dijeni të atij vendimi përpara se Basha ta bënte publike. Bardhi tha se i takonte Bashës i pari që të bënte një hap pas, por ai thekson se hapi pas duhet të vijë edhe nga pala tjetër. Ai shprehet se me Berishën në krye, Partia Demokratike nuk do të vijë asnjëherë në pushtet. 6 marsi, sipas Bardhit ishte një provë që tregoi se PD e përçarë nuk e rrëzon dot Edi Ramën, prandaj zgjidhja duhet të vijë në bazë për bashkimin e demokratëve.

bardhi sekretar pergjithshem shkarkim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.